Vidhen 3 monitorë në shtëpinë e shëndetit në Rahovec

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec janë vjedhur tre monitorë të kompjuterëve të cilët kanë qenë të vendosur në një zyre të kësaj qendre.

Sipas komandantit të policisë së Rahovecit, Osman Ismajli, monitorët janë vjedhur nga një zyre e kësaj qendre, e cila ka qenë e mbyllur me çelës.

Ismajli tha se dera nuk është e thyer por është hapur me çelës.

Rasti në polici ishte paraqitur nga kryeinfermierja e ka lajmëruar policinë në Rahovec. Ajo ka thënë se kur ka shkuar në punë e ka pa të hapur derën dhe ka parë se mungojnë monitorët.

“Dera nuk është thyer, por është hapur me çelës dhe dyshimet janë se vetë dikush brenda QKMF i ka vjedhur këta monitorë. Deri më tani nuk ka të arrestuat për këtë rast”, tha komandanti i stacionit policor në Rahovec, Osman Ismajli./Kallxo.com/

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit