Jacobson: Rajoni bashkërisht të luftojë krimin dhe terrorizmin

Krimi i organizuar ndërkufitar, migrimet dhe pjesëmarrësit në luftërat e huaja, mbeten shqetësuese për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar sot ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Këto komente ajo i ka bërë gjatë konferencë në Prishtinë, të organizuar nga Programit Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale [ICITAP], e cila funksionon në kuadër të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Në konferencë po marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të policive nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Maqedonia.

“Në këtë rajon, në veçanti shqetësuese mbetet çështja e krimit të organizuar ndërkufitar, ajo e migrimeve të paligjshme… Së fundi, janë shqetësuese po ashtu edhe tendencat e luftëtarëve pjesëmarrës në luftërat e huaja në Siri dhe Irak për t’u kthyer në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekja për joshjen e të rinjve me ideologjitë ekstremiste”, ka deklaruar Jacobson.

E vetmja mënyrë që parandalon, por edhe i lufton këto krime komplekse, ka thënë ambasadorja amerikane, është bashkëpunimi ndërshtetëror në rajon, siç ishte organizimi i këtij programi. Për këtë qëllim, ajo tha se në takim po marrin pjesë edhe ekspertët nga Byroja Federale e Hetimeve [FBI], të cilët do t’u ofrojnë krerëve të policisë dhe prokurorive të shteteve të rajonit përvojat e tyre për ballafaqimin me krime të tilla.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Lajmet e Fundit