UP-ja u kërkon komisioneve recensuese të “skanojnë” punimet e dyshimta shkencore

Konkursi i fundit për zgjedhjen e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, i cili gjendet në proces e sipër, mund të nxjerrë në sipërfaqe problemet me publikimet shkencore në revista të dyshimta dhe fiktive.

Kjo, meqë menaxhmenti aktual u ka kërkuar komisioneve recensuese që të bëjnë verifikimin e punimeve shkencore të kandidatëve, për të cilët ata duhet t’i bëjnë raportet, shkruan sot Koha Ditore.

Prorektori për shkencë në UP, Fetah Podvorica, ka thënë se menaxhmenti aktual e ka trajtuar edhe çështjen e publikimeve në revistat e tilla të kontestuara dhe është marrë qëndrim që në rastet kur konstatohet se punimet shkencore janë publikuar në grupin e këtyre revistave, kuadri i UP-së nuk mund t’i përdorë ato për ngritje në nivel akademik.

Sipas tij, kuadri i UP-së ka të drejtë të publikojë nëpër revista të ndryshme shkencore, por për avancim do t’i kërkohen punime me recension ndërkombëtar në revista të pakontestuara nga fusha e ngushtë në të cilën avancohet.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit