Nexhat Daci: Lider i Kosovës është Hashim Thaçi, e jo Isa Mustafa

Protestat nuk janë zgjidhja e duhura. Opozita, duhet të tregoi fuqinë ne institucione e jo në rrugë. Kështu ka deklaruar ish – kryeparlamentari dhe kryetar i Lidhjes Demokratike te Dardanisë, Nexhat Daci, në emisionin “FORUM” te Televizionit Rrokum.

Ai ka kritika edhe për qeverisjen e Prishtinës nga Shpend Ahmeti. Sipas tij, po te ishte kjo qeverisje më e mirë, atëherë kjo kishte me qenë një armë e fortë për opozitën.

Daci, duke fol për bashkëqeverisjen PDK-LDK , thotë se këto dy parti po mundohen me kontrollu njëri-tjetrën. Ai thotë se këto dy parti nuk i besojnë njeri-tjetrës, duke e kritikuar LDK se ka gabuar me koalicionin me PDK. Ai thotë se marrëveshja që Thaci me u bë president është e ngutshme, e mundet edhe mos të realizohet.

Edhe pse, Isa Mustafa institucionalisht është lider, Daci thekson, se para botës është Hashim Thaçi lideri i Kosovës. Për mu tejkalu kjo, sipas tij, kryeministrit i duhet shumë punë.

Krijimin e Gjykatës Speciale, Daci e cilëson pasojë të keq qeverisjes së vendit, e dështimit të misioneve ndërkombëtare, përgjegjëse për drejtësinë e sigurinë

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit