Johnny Depp i plakur e me flokë të rënë

Flokë të rënë e të bardhë dhe lëkurë të rrudhur, kështu shfaqet Johnny Depp në disa fotografi të publikuara nga britanikja DailyStar.

Bëhet fjalë për disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e filmit më të fundit të aktorit 51 – vjeçar, “Black Mass”, ku ai luan rolin e kriminelit Whitley Burgler.

Filmi është bazuar në histori të vërtetë dhe personazhi i luajtur nga aktori hollivudian akuzohet për disa krime të rënda, përfshirë 11 vrasje.

“Black Mass” pritet të dalë në kinema në Shtator të këtij viti, ndërsa nga fotot e shkëputura të sheshxhirim, Depp duket vërtetë tjetër njeri.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit