12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

VV: Tre muaj nga protesta e 27 janarit, asnjë polic i dënuar

Sot bëhen 3 muaj nga protesta gjithëpopullore e 27 janarit, për shkarkimin e ish ministrit Jabllanoviq si dhe heqjen e nenit që e lidhte fatin e Trepçës me komunat që qeverisen nga Lista Serbe.

Vetëvendosje thekson se kjo protestë pati sukses të plotë në kërkesën e parë dhe sukses të pjesshëm në të dytën.

“Por çka e karakterizoi protestën gjithëpopullore të 27 janarit, ndër të tjera, ishte vullneti dhe vendosmëria e madhe e qytetarëve për ta detyruar Qeverinë që t’i dëgjojë. Si dhe në anën tjetër, vullneti i madh i Qeverisë që ta shtypë protestën paqësore, përmes dhunës së policisë”, tha nënkryetari VV-së, Driton Çaushi.

Ai tha se afër 100 qytetarë u lënduan në protestë nga brutaliteti policor, kurse dhjetëra të tjerë u arrestuan dhe u rrahën e keqtrajtuan edhe brenda stacioneve policore.

“Sot, njëri nga protestuesit, Uran Qarolli, ende e ka syrin e lënduar dhe nuk dihet nëse do t’i shpëtojë. Më 3 shkurt, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar kallëzim penal në lidhje me aktet e dhunës të kryera nga Policia e Kosovës gjatë, para dhe pas protestës së mbajtur më 27 Janar. Ky kallëzim penal është drejtuar kundër komandantëve dhe shefave të policisë që kanë drejtuar operacionet policore, dhe gjithashtu është drejtuar kundër policëve të identifikuar me numrat e tyre, si dhe ndaj policëve që nuk e kanë mbajtur numrin e identifikimit. Ne i kemi ofruar Prokurorisë prova të mjaftueshme për të ngritur padi për vepra si ‘keqpërdorimi i detyrës zyrtare’, ‘akte dhune që përbëjnë torturë’ ,’kanosje me jetë’, ‘lëndime të rënda trupore’, etj. Deri më sot, nuk ka as edhe një rast të suspendimit apo dënimit të ndonjë polici që ka kryer vepra penale duke ushtruar dhunë ndaj qytetarëve që protestuan më 27 janar. Po ashtu, nuk kemi asnjë informacion nga Prokuroria, në lidhje me padinë e ngritur nga ne për dhunën e ushtruar atë ditë”, theksoi Çaushi, duke shtuar se në anën tjetër, gjatë dhe pas përfundimit të protestës, me urdhër të Prokurorisë, janë arrestuar dhe mbajtur në paraburgim dhjetëra qytetarë ndaj të cilëve, megjithëse janë liruar nga paraburgimi, vazhdon procedura penale.

Më Shumë

Shaqir Totaj falënderon Prizrenin për dashurinë dhe energjinë: Fitorja po vjen

Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili po synon edhe katër vjet në krye të komunës, u shpreh i bindur që do të...

Malishevë: Dy vëllezërit dyshohet se i vrau dhëndri

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës, dyshohet se është dhëndri i tyre. Kështu kanë bërë të ditur burime të...

Lajmet e Fundit