3.4 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Duda Balje shpallet e pafajshme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është shpallur e pafajshme nga akuzat për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Gjykatësi i Departamentit të Përgjithshëm, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Zejnulla Gashi, mori aktgjykim me të cilin e shpalli të pafajshme, duke e liruar nga akuza deputeten Duda Balje.

Një ditë më parë në fjalën përfundimtare prokurorja e shtetit Sahide Sefa, kishte thënë se gjatë gjykimit është vërtetuar kryerja e veprës penale nga deputetja Balje, ndërsa këtë e mbështeti në dëshminë e zyrtarit të Agjencisë Kundër Korrupsion si dhe provave tjera të administruara në gjykatë.

Ajo, i propozoi gjykatës që e pandehura Duda Balje të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

Ndërsa Ruzhdi Berisha, avokati i Duda Baljes, i propozoi Gjykatës që të marrë aktgjykim lirues, me arsyetimin se në rastin konkret nuk ka ekzistuar elementi i dashjes, pa të cilin nuk mund të ekzistoj vepra penale.

Deputetja Balje, akuzohej nga Prokuroria e Shtetit se më 28 mars 2013 në kohë të papërcaktuar në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë në cilësinë e zyrtares së lartë publike në formularin për deklarimin e pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara.

Duda Balje, sipas aktakuzës së prokurorisë së shtetit, kishte paraqitur vetëm pagën bazë si deputete në shumën prej 17 mijë e 856 eurove, ndërsa në bazë të të dhënave të Kuvendit të Kosovës është konstatuar se të hyrat vjetore nga Kuvendi për këtë deputete janë 24 mijë e 327 e 19 euro.

Diferenca e mosdeklarimit të pasurisë është 6 mijë e 471 e 19 euro, diferencë të cilën deputetja Balje e merr për pjesëmarrje në seancat dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Për të njëjtën vepër penale, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ishte akuzuar edhe ish- deputeti Nait Hasani, i cili poashtu u shpall i pafajshëm nga Gjykata. /Kallxo.com/

Më Shumë

Malisheva merr një fitore të vlefshme ndaj Dukagjinit

Malisheva ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën...

Vetaksident në Rahovec, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Ratkoc të Rahovec. Lidhur me rastin...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit