17 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Mustafa: Gjendja është më shpresëdhënëse

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë gjendja ekonomike është më shpresëdhënëse sesa prezantohet.

Kështu ka shkruar, Mustafa në rrjetin social facebook, pikërisht në ditën e punëtorëve, ku Kosovën e gjen me një numër të madh të të papunëve dhe kur përfaqësuesit e sindikatave thonë se punëtorëve iu shkelen të drejtat elementare.
Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Kjo dukej qartë dje në Gjilan dhe ne bizneset, të cilat i vizitova së bashku me disa ministra. Shumë biznese të Gjilanit nuk qëndrojnë asnjë hap prapa bizneseve në regjion dhe u konkurrojnë edhe atyre evropiane. Kanë ide dhe guxim për tu ballafaquar me konkurrencën brenda dhe jashtë, kanë investuar dhe po investojnë shumë.

Jam i bindur se jemi në rrugë të mirë për të zhvilluar bujqësinë, si atë primare ashtu edhe industrinë përpunuese ushqimore. Edhe tani kemi produkte ushqimore më cilësore sesa ato që i importojmë. Na pret një e ardhme më e mirë në industrinë e duhanit, të mishit, të pijeve joalkoolike, të pemëve dhe perimeve dhe të përpunimit të tyre. Gjilani është një shembull i mirë, por këtë shembull do ta ndjekin edhe Kamenica, Parteshi, Novo Bërda, Ranilluku, Vitia, kryetarët e të cilave komuna dje u zotuan se do të punojnë në projekte të përbashkëta të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor.

Na nevojitet një sinergji pozitive për të promovuar vlerat dhe rezultatet dhe për ta mbytë pesimizmin. Të bëjmë garë se kush mund të bëjë diçka më mirë në këtë vend.

Ju uroj 1 Majin, festën e punës! IM

Më Shumë

Asllani vendimtar, Shqipëria fiton 1-0 ndaj Letonisë dhe ruan ëndrrën për Botëror

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Kombëtarja e Shqipërisë mundi Letoninë me rezultatin 1-0, duke ruajtur shpresat...

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të përballuar dhimbjet gjatë karrierës...

Lajmet e Fundit