20.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

“Rugova” e Pejës, fitues i festivalit “Hasi Jehon”

Mbrëmë ka rënë perdja e edicionit të 26-të të festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”. Ky festival që mbahet çdo vit në fillim të muajit maj dhe zgjat për tre ditë rresht, në “Kodrën e pajtimit”. Përveç shoqërive kulturo-artistike dhe mysafirëve pjesëmarrës, sërish ka tubuar me qindra shikues gjatë 3 netëve.

Në mbrëmjen finale, juria profesionale e pati të vështirë për të përzgjedhur më të mirët në këtë eveniment kulturor me pjesëmarrje të trupave artistike nga shumë vise mbarë shqiptare.

Sipas jurisë së festivalit, fitues i këtij edicioni është shpallur ansambli “Rugova” nga Peja, në vendin e dytë është radhitur SHKA “Bresana” nga Bresana e Opojës, ndërsa në vendin e tretë është përzgjedhur SHKA “Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit.

“Edhe këtë vit kemi qenë të fokusuar që festivali të jetë i përqendruar në ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë, dhe jemi angazhuar maksimalisht duke bërë përpjekje që këto vlera të barten te brezat e rinj”, theksoi drejtori i festivalit, Haziz Hodaj.

Ndërkaq, kryetari i jurisë profesionale, etnologu Ukë Xhema, tha se ky festival edhe një herë dëshmoi se trupa të ndryshme artistike përmes paraqitjeve në skenë me mjaft dinjitet po i ruajnë dhe kultivojnë vlerat shpirtërore, kulturore e tradicionale të trashëgimisë sonë të pasur kulturore.

Valltarja më e mirë e festivalit është përzgjedhur, Fazile Greiçevci, nga SHKA “Xhavit Haziri” nga Obiliqi. Ajo tha se ndjehet e lumtur për çmimin e fituar, dhe shtoi se e gëzon fakti që shumë të rinj me mjaft sukses po e ruajnë traditën dhe kulturën përmes pjesëmarrjes në shoqëri kulturo-artistike.

Gjithashtu në këtë festival, me mirënjohje dhe shpërblime janë nderuar edhe pjesëmarrës të tjerë, si dhe janë ndarë edhe çmimet “Jehona e Hasit” për personalitete që e mbajtën gjallë për dekada me radhë këtë Festival si: Hasan Feka, Frrok Kristaj dhe Muhamet Lushaj. /Tv Prizreni/

Më Shumë

Sot Dita e Evropës – shënohet edhe në Kosovë

Dita e Evropës e cila shënohet më 9 maj ka të bëjë pikërisht me deklaratën e 9 majit të vitit 1950 kur edhe u...

Borussia Dortmund – Real Madrid, finalja e madhe e Ligës së Kampioneve

Borussia Dortmund-Real Madrid do të jetë finalja e madhe e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Në 1 qershor në orën 21:00 do të vendoset...

Lajmet e Fundit