Serbia hap zyre për punësim për goranët në Gorë të Dragashit

Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, sot në Gorë të komunës së Dragashit në Kosovë ka hapur zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit të Serbisë dhe një zyre për punë.

“Unë jam i kënaqur që tani jemi në gjendje të hapim zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për të punësuar njerëz të rinj, përkatësisht tani për dymijë të rinj është hapur shpresa”, tha Vulin për mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se tani është hapur edhe stacioni për të kërkuar punë në mënyrë që t’iu sigurojë qytetarëve të Gorës që përmes punëve publike të shtetit të Serbisë, tu ofrojnë komunitetit goranë mundësi në qasje të fondeve dhe programeve të shtetit serb.

“Departamenti im ka hapur dy zyra, ku janë punësuar dy persona, por kjo do të thotë se shumë njerëz tjerë nuk do të përfitojnë prej saj”, tha Vulin.

“Serbia kurrë nuk i ka ndarë goranët dhe serbët. Ata janë qytetar serb”, tha ndër të tjerash Vulin.
Ai rikujtoj se rreth 97 për qind të goranëve që jetojnë në Kosovë marrin ndihma nga Republika e Serbisë, ku pa të, jetë nuk do të kishte në Gore.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit