11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Punimet në Prizren, të jashtëligjshme

Punimet në kuadër të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit kanë qenë temë në seancën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë diskutimit është ngritur çështja e punimeve për Bibliotekën e Prizrenit, ndërtimi i së cilës po lidhet me zonën e mbrojtur të shkollës së mesme Ryzhdije në Prizren, e cila daton nga viti 1874.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Mytaher Haskuka, kërkoi sqarime nga Ministria e Kulturës për ato që ai i cilësoi punime pa leje dhe pa respektim të procedurave në shkollën Ryzhdije, që është ndër më të vjetrat në Kosovë dhe Ballkan.

Në anën tjetër, ministri i Kulturës, Kujtim Shala, njëherit zëvendës kryeministër, reagoi duke thënë se miratimi i lejes nuk është mekanizëm ligjor të cilin e posedon institucioni që ai kryeson. Ai tha se Komuna e Prizrenit ka vazhduar me punimet përkundër rekomandimeve të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

“Ju informoj se nuk mund të bëjmë fuqizimin e lejeve të tilla sepse Ministria as që jep leje të tilla. Konstatimi ynë se është se punimet në fjalë janë të jashtëligjshme”, ka thënë Shala, duke shtuar se MKRS ka kërkuar të rishikohet procesi.

Një pjesë e përgjegjësisë në lidhje me këto ndërtime i është atribuuar edhe ministrit të Mjedisit, Ferid Agani, duke qenë se përbrenda ministrisë që ai kryeson ekziston një Task Forcë e krijuar për problemet e kësaj natyre.

“Është fakt që Ministria e Mjedisit i ka instrumentet ligjore për të reaguar në këtë situatë, dhe ka reaguar. Kemi kërkuar nga Komuna e Prizrenit që të shfuqizojë atë leje dhe kjo është bërë”, ka thënë Agani. (ksl)

Më Shumë

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit