6.6 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Krushjanët përgatisin padi ndaj Serbisë

Serbia pritet të ballafaqohet me drejtësinë për krimet që ka bërë në Kosovë. Kështu do të ndodh në rast se merret parasysh një padi e cila pritet të bëhet nga banorët e fshatit Kushë e Madhe e Rahovecit.

Në këtë fshat, forcat serbe kishin vrarë 243 banorë, shumica nga ta burra dhe djem të rinj.

Kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka thënë për ORAinfo se banorët e fshatit e kanë hapur një zyre në fshat, në të cilën janë duke u ofruar dëshmi për të ngritur padi civile dhe penale gjatë luftës së vitit 1999.

Në këtë zyre sipas tij, do të adresohen të gjitha dëshmitë e luftës që kanë qytetarët krushjanë.

“Në baze të shtrirjes së Komisionit nëpër lagje bëhet e ditur se gjysma e këtij fshati tanimë kanë raportuar dëmet dhe dëshmitë që i kanë ata. Po ashtu kërkojë nga të gjithë ata që ende nuk e kanë dorëzuar padinë, të e bëjnë sa më parë”, ka thënë Hoti për ORAinfo.

Ai pret ndihmë edhe nga njerëz të cilët kanë qenë në dijeni për krimet e bëra në këtë fshat.

“Gjithashtu presim që të kemi dëshmi shtesë edhe nga gazetarë të ndryshëm që kanë qenë në fshat në atë kohë përmes objektivit të kamerave apo videokamerave, në mënyrë që të e bëjmë më voluminoze këtë material”, ka shtuar Hoti.

Fshati Krushë e Madhe e Rahovecit, është një ndër fshatrat me të prekura gjatë luftës në Kosovë. Në këtë fshatë forcat serbe vranë dhe masakruan
243 persona.

Banorët e këtij fshati vazhdojnë të kërkojnë edhe rreth 60 qytetarët tjerë që ende nuk dihet për fatin e tyre. /ORAinfo/

Më Shumë

Prizreni pjesë e punëtorisë rajonale për ndërmarrësinë e grave në Ohër

Zyra për Integrime Evropiane dhe gratë ndërmarrëse të Komunës së Prizrenit morën pjesë në punëtorinë “Zhvillimi i Masave Strategjike Rajonale për Ndërmarrësinë e Grave...

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të pandehurve, F.B....

Lajmet e Fundit