15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Lumezi i shpall luftë korrupsionit në Drejtësi

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, para se të merrte detyrën ka përgatitur një sërë masash, duke iu referuar të kaluarës së keqe të Prokurorisë në kohën që udhëhiqej nga Ismet Kabashi, por edhe pas saj, se si duhet të funksionojë në të ardhmen institucioni i organit të akuzës.

Lumezi ka planifikuar të ndajë grupet e interesit dhe politikën nga Prokuroria, në mënyrë që të kthehet besimi i publikut te ky institucion që së fundmi ka qenë në gjendje kaotike dhe të degraduar.

“Ajo që është në vëmendjen e publikut, në shqetësimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, është që prokurori i shtetit duhet të rifitojë besimin te publiku i gjerë, duke krijuar një sistem prokurorial të pavarur, të paanshëm e profesional, me etikë e integritet dhe tejet efikas, i cili do të punojë brenda standardeve evropiane. Sistemi prokurorial duhet të veprojë në emër të shoqërisë dhe në interes të publikut, të sigurojë zbatimin e ligjit kur shkelja e ligjit bart një ndëshkim penal, duke i trajtuar qytetarët në mënyrë plotësisht të barabartë dhe duke mos lejuar askënd të jetë mbi ligjin, ku pavarësia nuk do të jetë privilegj i prokurorit, por garanci e qytetarëve”./Kosova Sot/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Nagacit në 27-vjetorin e rënies së tyre

Në fshatin Nagac të Rahovecit është shënuar sot 27-vjetori i rënies së dy dëshmorëve dhe pesë martirëve të lirisë, raporton PrizrenPress. Në këtë aktivitet morën...

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Lajmet e Fundit