6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Kosova nuk e ka bllokuar dialogun, kërkon zbatimin e marrëveshjeve

Valon Murtezaj, këshilltar për punë të jashtme i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka bllokuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, porse kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Nuk është e vërtetë që Kosova e ka ndërprerë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kosova në asnjë moment nuk e ka ndërprerë këtë proces”, ka thënë Murtezaj, duke mohuar pretendimet e Qeverisë së Serbisë se Kosova e ka ndërprerë procesin e dialogut.

Këshilltar për punë të jashtme i kryeministrit të Republikës së Kosovës, ak thënë se tani është e rëndësishme të ketë zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Murtezaj ka thënë për Epoka e Re se edhe ky asociacion do të ndodhë, mirëpo siç ka thënë ai, tani për tani duhet të ndodh edhe zbatimi i marrëveshjeve të tjera. /lajmi.net/

Më Shumë

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Lajmet e Fundit