8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Takimet e sivjetme të poezisë në Gjakovë i kushtohen Teki Dervishit

Pas Din Mehmetit e Ali Podrimjës, tribuna letrare e takimeve në kuadër Mitingut të Poezisë në Gjakovë i kushtohet Teki Dervishit.

Ky është edicioni i 51-të i Mitingut të Poezisë, i organizuar nga klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.

Pas promovimit të veprës “Kjo është Gjakova”, nga autori Nesim Vala kjo javë e promovimeve vazhdon të marten me promovimin e veprës “Foleja e shpirtit” nga Shefqet Dinaj, të mërkurën me “Shtegtimi i Lirisë” nga Brahim Avdyli dhe të enjten me librin “T’i flasësh heshtjes” nga Gresa Radoniqi, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë.

Për temën “Veprimtaria letrare e Teki Dervishit” më 15 maj, në natën e fundit të këtyre takimeve pritet të flasin njohës të mirë të krijimtarisë së tij.

Në kuadër të këtij edicioni do të ndahen edhe çmimet “Yllka Domi” për debutanten e Mitingut, “Din Mehmeti” për veprën më të mirë të botuar në mes të dy mitingjeve, dhe çmimi “Ali Podrimja” për poezinë më të mirë të lexuar në këtë mbrëmje, thuhet në një njoftim të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”./as/

Më Shumë

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të...

Komuna e Prizrenit vazhdon ndërhyrjet pas vërshimeve në qytet dhe rrethina

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit po vazhdon me intensitet të lartë ndërhyrjet në zonat e prekura nga vërshimet. Për të përmirësuar...

Lajmet e Fundit