Ish-deputeti bullgar që grisi flamurin e Kosovës e ka një mesazh për shqiptarët! (Video)

?Pavel Chernev, ish-deputet i parlamentit të Bullgarisë dhe lider i Lëvizjes Kombëtare bullgare “Atak”, tha se një numër i madh i të rinjve nga vendi i tij do të shkojnë së bashku me çetnikët serbë, vullnetarë në Maqedoni.

Chernev, i cili vite më parë grisi flamurin e Republikës e Kosovës në Parlamentin bullgar, thekson se është në kontakte të vazhdueshme me komandantin çetnik serb, Bratislav Zhivkoviq, me të cilin, siç shkruan Pravda, po organizojnë vullnetarë për t’i dërguar në Maqedoni.

“Shumë bullgarë duan të shkojnë në Maqedoni, por për fat të keq, qeveria jonë nuk dëshiron të na ndihmojë. Ne jemi në kontakt me Bratislava Zhivkoviqin, i cili është i gatshëm t’i dërgoj disa djem nga shteti serb në Maqedoni, ndërsa ne do t’iu bashkohemi vëllezërve tanë maqedonas kundër shqiptarëve”, tha Chernev.

Kujtojmë se në qytetin Kumanovës së Maqedonisë pas një konflikti ndërmjet disa personave të armatosur dhe forcave policore e ushtarake maqedonase, kanë vdekur 22 persona./Telegrafi/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit