“Remzi Ademaj” më i shtrejtë se sa “Ymer Prizreni”

Maturantët e Shkollës së Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni” dhe “Remzi Ademaj” në Prizren, pushimin e fundvitit shkollor po e kalojnë në bregdetin shqiptar, përkatësisht tek “Shkëmbi i Kavajës”. Edhe pse maturantët e këtyre dy shkollave pushimet e tyre po i kalojnë tek “Shkëmbi i Kafajës”, çmimi i pagesës nuk është i njëjtë.

Maturantët e “Ymer Prizreni” për gjashtë ditë të pushimit kanë paguar 79 euro, ndërsa ata të “Remzi Ademajt” 112 euro.

Mësimdhënësit Muhamed Ramadani dhe Gjylije Margilaj shprehen të kënaqur me kushte e mira dhe të lirë që ia ka ofruar kompania për maturantët.

Drejtori i Shkollës “Ymer Prizrenit” Reshit Kushaj, falënderon kompaninë për çmimin dhe kushtet e ofruar për maturantët.

“Edhe çmimet këtë vit ishin të kapshme për xhepin e secilit, kurse ajo që dëshirojmë të falënderojmë është fakti se ishin 12 nxënës maturantë për të cilët këtë pagesë e ka marrë përsipër kompania e autobusëve”, tregon Kushaj.

Ekrem Veselaj,pronar i Kompanisë “Shpejtimi Tours” tregon se 12 maturantët për shkak të gjendjes ekonomike nuk ka dashur që t’i ndanë nga kolegët.

Artur Legisi, pronar i hoteli “Grand” në Durrës pohon ndërkaq se maturantët e Prizrenit janë më të kulturuar nga të gjitha qytetet e Kosovës. /Kosova sot/

Më Shumë

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Lajmet e Fundit