S’ka më Top Fest!

Festivali i muzikës moderne Top Fest është në fazën gjysmë finale të edicionit të 12-të.

Mirëpo, mesa duket ky do të jetë edicioni i fundit i një ndër festivaleve më të mira shqiptare, i cili transmetohet në televizionin Top Channel.

Kështu së paku thotë producentja e këtij festivali, Lori Hoxha, e cila në një intervistë ka thënë se Top Fest ka përfunduar misionin.

“Në gjykimin tonë, festivali si formë e ka kryer misionin e tij. Top Fest nisi 12 vite më parë si një filizë në mes të shkretëtirës dhe vit pas viti u rrit deri në pikën që është sot, pra po në mes të shkretëtirës, por tashmë si një qytet madhështor, përfytyroni Dubain”, deklaroi Lori.

Vlen të theksohet se në edicionin ‘e fundit’ po marrin pjesë emra të mëdhenj të muzkësi shqiptare, të tillë, si Ermal Fejzullahu, Ledri Vula, Lumi B, Noizy, Teuta Kurti, Jericho e shumë këngëtarë të tjerë.

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit