1.3 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Kush po ua mbyll gojën kandidatëve për anëtarë të Kushtetueses?

Kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk po deklarohen për mediave, njofton gazeta ‘Kosova Sot’.

Kandidati Emrush Kastrati pasi ka përfunduar intervistën ua ka përcjell lajmin kandidatëve të tjerë që të mos deklarohen për media.

Gazetarja jonë ka tentuar të marrë një prononcim nga Kastrati por ai nuk ka folur për procesin, derisa ka pohuar se kandidatët do të intervistohen nga 10-15 minuta dhe deklarime nuk do të ketë as nga kandidatët por as nga kreu i Kuvendit Kadr Veseli.

Pse s’po lejohen mediat të ndjekin intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Kushtetueses?

Me 40 minuta vonesë ka filluar intervistimi me gojë i kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

‘Kosova Sot’, njofton se gazetarët nuk janë lejuar të qëndrojnë në sallën ku po mbahet intervista.

Avokati i Popullit Sami Kurteshi tha se mediat nuk duhet të jenë të pranishme.

Kandidatët do të kenë pesë pyetje të fushës profesionale.

Kandidati i parë që po intervistohet është Emrush Kastrati.

Në garë janë14 kandidatët: Emrush Kastrati, Rafet Haxhaj, Makifete Saliuka, Emine Mustafa, Hashim Çollaku, Ramadan Gashi, Veton Vula, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Musa Dragusha, Imer Berisha, Gresa Cakaj – Nimani, Zef Prenrecaj dhe Remzije Istrefi – Peci. Ndërkaq, nga gara është larguar kandidatja Hava Bujupi-Ismajli. /Kosova Sot/

Më Shumë

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit