Rrëfimi tronditës i vajzës së abuzuar seksualisht nga i ati

Sa i takon lajmit të përcjellë pak ditë më parë lidhur me denoncimin që kishte ardhur në polici nga vajza për të atin, për abuzim seksual, ajo ka konfirmuar se historia ka ndodhur 6 vite më parë dhe se asnjëherë nuk ka për ta falur atë.

18 vjeçarja ka konfirmuar se çdo gjë që ka deklaruar në rajonin e policisë janë të vërteta dhe se abuzimi me të ka qënë i vazhdueshëm, sa herë që e ëma e saj nuk ndodhej në banesë.

“Nuk kam për ta falur asnjëherë babain tim”. Kështu ka thënë 18 vjeçarja me inicialet K.L., e cila disa ditë më parë ka denoncuar në policinë e Tiranës se babai i saj ka abuzuar seksualisht me të.

E pyetur nga gazeta “Shqiptarja.com”, vajza shprehet se çdo gjë që ka deklaruar në polici janë të vërteta. Ajo ka thënë më tej se nuk është hera e parë që babai i saj ka abuzuar me të. Ngjarja ka ndodhur rreth gjashtë vite më parë, kur ajo ka qenë në moshë të mitur. Në atë kohë ka qënë vetëm 12 vjeçe dhe kishte pasur frikë që të tregonte mbi këtë ngjarje.

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit