2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Deputetët kërkojnë që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen në Kosovë

Vendimi që eshtrat e heroit Isa Boletini të rivarrosen në Vlorë e jo në vendlindjen e tij, në Boletin të Mitrovicës, ka ngjallur reagime të shumta nga ana e intelektualëve e politikanëve.

Ky shqetësim u shfaqë edhe nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën plenare të së premtes.

Ata e quajtën këtë si një veprim të ngutshëm të ekzekutivit, duke kërkuar që ky vendim të tërhiqet dhe eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen në Kosovë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë se “ky është një veprim i ngutshëm që ka ngriturë në këmbë gjithë opinionin”.

Ai i ka ftuar institucionet që ta rishqyrtojnë këtë çështje dhe se vendimi i arsyeshëm është që kthimi i eshtrave të tij të bëhet në oborrin e Kullës së Isa Boletinit, apo në parkun Memorial me emrin e komandantit Boletini.

“Ky nuk është vetëm mendim i imi, por është mendim i shumicës së qytetarëve dhe sidomos të institucioneve dhe qytetarëve të Komunës së Mitrovicës”, ka thënë Ferati.

Edhe shefja e Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se ajo Kuvendi duhet të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të tërheq vendimin që eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen jashtë Kosovës.

“Kjo flet për pamaturinë e ekzekutivit të vendit të cilët me veprimet e tyre po fyejnë jo vetëm të gjallët, por edhe të vdekurit. Këto ditë besoj që opinioni mbarë në Kosovë, por edhe jashtë arsyetojë mjaftueshëm pse eshtrat e heroit duhet të varrosen në Boletin. Duke filluar nga fakti që kulla dhe varri i hapur në oborrin e shtëpisë së tij është testament që ruan këtë kullë ndër breza, është simbol i luftës tonë kundër tkurrjes së territorit dhe luftës për çlirim e deri tek realiteti i sotëm i hidhur kur edhe 15 vjet pas luftës nuk jemi zot të shtëpisë sonë, flet për faktin që kjo qeveri ka dështuar”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo tha se heronjtë kombëtar Isa Boletini e pasardhësit e tij Adem Jashari, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Zahir Pajaziti e mijëra gra e burra të rënë ndër shekuj meritojnë të paktën të prehen në paqe në dheun e Kosovës.

“Lojërat e ekzekutivit ku përditë po mëkëmbet vullneti i qytetarëve të shumicës dhe ku i nënshtrohen diktatit të pakicës, flasin për mungesën e vizionit për ndërtim të një shteti modern, ku respektohet kushtetuta dhe ku sovraniteti i vendit nuk falet përditë. Me këtë rast, përmes folklorizmit patriotik po mundoheni të mbuloni dështimin e radhës për t’u sjellë si shtet brenda territorit të shtetit. Të gjithë tani po i dinë arsyet e këtij vendimi. I dini edhe ju!”, ka thënë Donika Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi theksoi se kjo Qeveri vendosi që 1 km larg Prishtinës bustin e Millosh Obiliqit dhe sipas saj kjo duhet ta gjejë forcën dhe t’i rivarros eshtrat e Isa Boletinit në Kosovë./Kosovalive/

Më Shumë

Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Furyt

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Tensioni i ulët i rrymës shqetëson banorët e Malësisë së Re në Prizren

Tensioni shumë i ulët i rrymës elektrike, i shkaktuar nga rrjeti i vjetëruar i përçuesve, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e fshatit...

Lajmet e Fundit