19.9 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Haradinaj: Qeveria e Shkupit është paranojake, gjithmonë kërkon armiq

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se ajo që ndodhi në Kumanovë është pjesë e fushatës për të krijuar armiq.

“Qeveria e Maqedonisë vuan nga paranoja që gjithmonë kërkon të krijojë armiq, me të vetmin qëllim për të krijuar frikë dhe më pas të ketë nën kontroll gjithçka. Pasi aktualisht ne kemi Qeveri të dobët në Kosovë, po vuajnë edhe shqiptarët rreth nesh. Në Ballkan sot është realitet se kemi të bëjmë me qeveri të korruptuara, që duhet ndryshuar”, deklaroi për INA, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj, por edhe qytetarët e vendeve të tjera të rajonit meritojnë për një qeverisje të mirë duke ndëshkuar qeverisjen e keqe.

“Në Kosovë me luftë fituam më të shtrenjtën liri e me pas edhe pavarësinë, por tani jemi para një beteje me qeverisjen e keqe. Atë duhet ta zëvendësojmë me qeverisje të mirë ta kthejmë shpresën se ne dimë të udhëheqin dhe dimë të mbajmë shtet”, deklaroi Haradinaj. /INA/

Më Shumë

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria...

ATK shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave në periudhën janar-gusht 2025

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar–gusht të viti 2025 të mbledh gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të...

Lajmet e Fundit