Vjosa Osmani këtë javë publikon kandidaturën për kryetare të LDK-së

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, përfundimisht e ka ndarë mendjen që t’i hyjë garës për kryetare të LDK-së.

Siç merr vesh ORAinfo, Osmani kandidaturën e saj për të parën e LDK-së do ta zyrtarizojë gjatë kësaj jave.

“Pas një trysnie të madhe nga anëtarësia e partisë, Vjosa Osmani ka vendosur qe të kandidojë për kryetare te LDK-së. Ajo kandidaturën e saj do ta bëjë publike këtë javë”, ka thënë një burim i afërt me deputeten Osmani.

Sipas këtij burimi, nëse disponimi i anëtarësisë reflekton edhe të delegatët, atëherë padyshim që Vjosa Osmani do të fitojë garën për kryetare të LDK-së.

Ndërsa ka mohuar se Osmani mund të largohet nga LDK-ja nëse nuk arrin të zgjidhet kryetare.

Në garën për kryetar të LDK-së, Vjosa Osmani pritet të sfidohet nga kryetari i nderit të kësaj partie, Fatmir Sejdiu dhe kryetari aktual Isa Mustafa.

Nuk është përjashtuar mundësia që pjesë e garës të jetë edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së pritet të mbahet në fund të këtij muaji, ku pritet të zgjedhet kryetari, nënkryetarët dhe kryesia e re. /ORAinfo/

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit