0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shiroka-Pula lëshon akuza se ka pak gra në Qeveri

Kryetarja e re e Gruas Demokratike të Kosovës (GDK), Justina Shiroka-Pula, është zotuar se do ta fuqizojë këtë forum të PDK-së dhe do ta faktorizojë femrën në përgjithësi.

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të GDK-së, në këtë intervistë për “Epokën e re” ajo ka treguar se ka projekte konkrete për ta faktorizuar femrën edhe në nivele lokale.

“Mendojmë ta bëjmë një platformë dhe një strategji me disa politika zhvillimore rreth projekteve konkrete në resorë të ndryshëm”.

“Kjo nënkupton që t’i pozicionojmë gratë dhe t’i faktorizojmë ato, jo si gra, por si profesionaliste që meritojnë të pozicionohen në vende të rëndësishme”, ka thënë Shiroka-Pula.

Ish-ministrja e Energjisë dhe Minierave ka treguar se faktorizimi i femrës nuk bëhet vetëm duke respektuar kuotën gjinore, por duke i pozicionuar femrat në poste vendimmarrëse.

“Derisa gratë nuk janë në pozita vendimmarrëse, mendoj se shoqëria shqiptare nuk mund të jetë demokratike dhe nuk mund të ecë përpara”, është shprehur ajo.

Shiroka-Pula nuk është shprehur e kënaqur me përfaqësimin e femrës në Qeverinë aktuale. Ajo ka thënë se kabineti aktual mund ta përmirësojë këtë gabim, duke vendosur më shumë femra në pozitën e zëvendësministrave.

“Përfaqësimi i grave në Qeveri nuk është i kënaqur. Mendoj se do të kem hapësirë që Qeveria ta përmirësojë këtë mangësi, duke i pozicionuar gratë si zëvendësministre, në borde të ndryshme apo në pozita të tjera vendimmarrëse. Pra, përfaqësimi i femrës në Qeveri është shumë i vogël dhe kjo është ndoshta një prej mangësive të para që e ka kjo Qeveri”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin...

Prizren/Avokati Asdren Mekaj shpallet i pafajshëm, lirohet nga akuzat për “detyrim”

Avokati Asdren Mekaj është liruar nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të lidhur me veprën penale “detyrim”. Aktgjykimi lirues është shpallur sot në Gjykatën...

Lajmet e Fundit