Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni serb

Pronari i një kompanie për shërbimin taksi është vrarë dje në Beograd me disa të shtëna. Trupi i tij i pajetë me plumb në kokë dhe pas shpine u gjet nga kalimtarët e rastit.

Teodor Gaçesa, i njohur si Teddy është bashkëpronar i “Pink Taxi”, u qëllua për vdekje dje rreth orës 15:30.

Gaçesa në vitin 2000 vrau Ljubomir Negra duke e qëlluar në kokë, gjoks dhe bark para shtëpisë së tij. Pas vrasjes ai informoi policinë dhe priti në vendngjarje duke dyshuar se e kishe vrarë pasi Negro e kishte shqetësuar dhe kërcënuar duke i kërkuar para.

Pasi kaloi gjashtë vite në burg, bashkëpronari i “Pink Taxi” vazhdoi aktivitetin e tij në transport. Pak vite më parë ai mbeti i plagosur në një atentat.

Fillimisht ai është qëlluar nga pas shpinë duke u rrëzuar në tokë, më pas autori e ka qëlluar edhe në kokë dy herë. Trupi i tij u gjet i shtrirë afri makinës së tij.

Kompania “Pink Taxi” është kompania më e madhe e taksive në Beograd me mbi 1500 taksi. Vrasja e tij mund të jetë kryer për hakmarrje ose për shkak të konkurrencës.

Më Shumë

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit