Digjet për së gjalli 16-vjeçarja, akuzohej për vrasje

Një vajzë 16-vjeçare është rrahur dhe është djegur për së gjalli në Guatemala pasi akuzohej për vrasjen e një shoferi taksie.

Një video e sulmit ka qarkulluar në Guatemala dhe tregon fotografitë e vajzës duke u goditur nga një grup i madh i njerëzve.

Pas rrahjes, një nga sulmuesit mbulon vajzën me benzinë dhe i vë zjarrin. Pasi përpëlitet nga vuajtjet, vajza më në fund vdes.

Ky rast ka ndodhur në një fshat në komunën Rio Bravo të Guatemalas.

Sipas faqes së lajmeve, Tiempo, vajza akuzohej se ishte pjesë e grupit që vrau taksistin Carlos Enrique Gonzales Noriega, 68 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në sy të banorëve të fshatit, ku kishte të përfshirë edhe fëmijë.

Policia kishte arritur me vonesë në vendin e ngjarjes dhe akoma nuk ka identifikuar vajzën.

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Lajmet e Fundit