6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Kriza politike pritet të zgjidhet në Maqedoni

Eurodeputeti slloven dhe raportues i Parlamentit Evropian në Maqedoni, Ivo Vajgl ka deklaruar se marrëveshja për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni mund të arrihet deri në fillim të verës.

“Data konkrete për arritjen e një marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës dhe epilogun e krizës politike në Maqedoni nuk është përcaktuar ende, por do të bëjnë gjithçka që misioni i zyrtarëve evropianë të përfundojë në fillim të verës”, deklaroi eurodeputeti slloven në një intervistë për agjencinë sllovene të lajmeve STA.

Ai i ka cilësuar konstruktive dhe të mira bisedimet të zhvilluara midis liderëve të partive politike në Maqedoni, por megjithatë konfirmon pozicionet diametralisht të kundërta midis kryeministrit Nikola Gruevski dhe liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

Më Shumë

Çmimet tavan të derivateve për sot në Kosovë: Nafta 1.64€, benzina 1.39€, gasi 0.87€

Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), janë përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot. Bazuar në...

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjet kokainë, para e armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi dyshohen për shitje dhe shpërndarje të kokainës. Ata janë prangosur, pasi paraprakisht janë zhvilluar kontrolle...

Lajmet e Fundit