Mjet i pashpërthyer në Mushtisht të Suharekës

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në fshatin Mushtisht të Suharekës. Policia e Kosovës njofton se rasti është paraqitur nga një banor i këtij fshati, i cili ka hasur në këtë mjet të dyshuar shpërthyes.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka asgjësuar mjetin shpërthyes në mënyrë të kontrolluar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Lajmet e Fundit