17.5 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025

Seanca të enjten, nuk flitet për Specialen

(I plotësuar) Ashtu siç ka raportuar PrizrenPress, Kryesia e Kuvendit nuk ka diskutuar për Specialen. Kështu që në seance e radhës në Kuvend nuk do të diskutohet për Gjykatën Sepaciale.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të rrëfehet të enjten para deputetëve për përgjegjësinë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kështu u vendos në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, ku u tha se deri tani Qeveria nuk e ka sjellë projektligjin për Gjykatën Speciale dhe për këtë arsye, kryesia nuk e ka proceduar për seancë.

Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ku tha se nuk ka konflikt procedural që edhe ndryshimet kushtetuese edhe projektligji për dhomat e veçanta te speciale.

“Qeveria e Kosovës duhet ta procedoj ligjin në Kuvend dhe pastaj komisionet tek ne dhe më pas e dërgojmë në seancë”, ka thënë ai.

Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën tha se pozita nuk i ka votat për specialen për atë edhe u shty seanca për specialen.

“Ne si Nismë nuk kemi presion për ta votuar specialen pasi me kohë e kemi bërë të ditur se nuk do ta votojmë”, ka thënë Shala.

Kryesia e Kuvendit as sot nuk vendos për votimin e Gjykatës Speciale?

Pavarësisht nga paralajmërimi se Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të diskutojë për hapat të cilat do të ndërmerren për çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale, burime brenda Kryesisë së Kuvendit i kanë thënë PrizrenPress-it se kjo çështje sot nuk është në rendin e ditës.

“Në asnjë pikë të rendit të ditës nuk parashihet diskutimit për këtë çështje, veç nëse ndodh ndonjë ndryshim të me fillimin e mbledhjes”, thekson burimi, i cili do të jetë pjesë e takimit të sotëm të Kryesisë.

Javën e kaluar është thënë se shkaku i mungesës së materialeve ishte shtyrë seanca, ku në rend dite ishin amendamentet për themelimin e kësaj Gjykate.

Shefi i Grupit parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se kurdo që të jetë gati materiali për Gjykatën Speciale, Kryesia e Kuvendit do ta trajtojë atë.

Por, opozita ka theksuar se partitë në pushtet nuk i kanë pasur votat, prandaj kanë shty në kohë të pacaktuar seancën për këtë çështje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

U hodh shorti për edicionin e ri në Superligë e Ligën e Parë

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën...

Zjarri në Korishë dhe Skorobishtë të Prizrenit vihet nën kontroll

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në zonën ndërmjet fshatrave Korishë dhe Skorobishtë të Prizrenit është vënë nën kontroll, ka bërë të ditur kryetari i...

Lajmet e Fundit