Libri muzikor “Këngët e Atdheut”, u promovua në Londër

Në natën e tretë të Javës së Kulturës shqiptaro – britanike që është duke u mbajtur në Londër u organizua ceremonia e dorëzimit të albumit muzikor “Këngët e Atdheut”.

Ky libër muzikor është një dhuratë e muzikantëve, Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, enkas për fëmijët e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

“Një sipërmarrje kaq bujare tërhoqi interesin e një audience të gjerë në Ambasadën Shqiptare në Londër. Dhjetëra mësues dhe nxënës morën pjesë në këtë aktivitet të bukur”, ka shkruar ambasadori i Shqipërisë në Britani të Madhe, Mal Berisha.

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit