2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Maturantët rrezikojnë të ngelen në provim

Tridhjetetremijë maturantë kosovarë do t’i nënshtrohen provimit të maturës të shtunën, sipas Ligjit për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore.

Por, vonesa e amendamentimit të këtij ligji nga Kuvendi i Kosovës ka sjellë në situatë që maturantëve të mos iu mundësohet hyrja në provim të maturës pa u ndëshkuar.

Për t’u shpallur i diplomuar maturanti kosovar edhe sivjet duhet të arrijë kriterin e pragut të kalueshmërisë 50 për qind nga rezultati i përgjithshëm i arritshmërisë së pikëve të provimit të maturës shtetërore.

Ndonëse, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, me ardhjen në kryer të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) ka premtuar se matura nuk do të jetë pengesë për regjistrim në fakultete, duke theksuar se standardi i ri që do të propozohet është heqja e pragut të kalueshmërisë. Kjo nuk po ndodh sivjet../zeri/

Më Shumë

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit