7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Vuçiqi premton drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka premtuar se do të ketë “drejtësi” në rastin e vrasjes së tre qytetarëve amerikanë, me prejardhje nga Kosova, trupat e të cilëve u zbuluan në një varrezë masive në lindje të Serbisë më 2001, pas konfliktit në Kosovë.

Vuçiq ka thënë në Washington se Serbia “do të bëjë punën e saj” për të sjellë drejtësi për vrasjen e vëllezërve shqiptar Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi, rast ky që është pengesë në marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe SHBA-ve, përderisa Serbia po mundohet të bëjë integrim më të madh drejt Perëndimit.

“Ne do ta adresojmë këtë çështje, jo sepse është një problem i madh bilateral në mes nesh dhe SHBA-ve, por sepse ajo do të ishte zgjidhja e vetme”, ka thënë Vuçiq në Washington.

“Mos u brengosni, ne do ta zgjidhim këtë çështje, do ta bëjmë punën tonë sepse e kemi për obligim”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se zgjidhja “do të ndodhë shumë shpejt, më shpejt se sa dikush mund të pres”.

Trupat e pajetë e Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi janë gjetur në vitin 2001 në varrezën masive në Petrovo Sello në Serbi. Për vrasjen e tyre kanë qenë të akuzuar policët Sretem Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët pas dy gjykimeve janë liruar. /REL/

Më Shumë

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Lajmet e Fundit