J. Lo sërish me Casper Smart

Jennifer Lopez kohët e fundit ka deklaruar se është single, por fotot e shkrepura përgjatë realizimit të filmit të ardhshëm në lidhje me dramën policore të quajtur “Shades of Blue “, kanë treguar të kundërtën.

45– vjeçarja është fotografuar duke ecur dorë për dore me Casper Smart. Lopez është njëkohësisht edhe producente ekskluzive në këtë shfaqje filmike.

28– vjeçari Cassper i veshur sportiv nuk e ka lëshuar nga doro Lopez-in përgjatë setit të xhirimeve në Brooklyn, New York. Jennifer ka mbajtur të veshur një pallto të fryrë deri në fund të këmbëve.

Çifti në fjalë ende nuk e ka konfirmuar statusin e marrëdhënies së tyre, por ata me siguri nuk e mohojnë tërheqjen që kanë për njëri – tjetrin.

Më Shumë

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit