Fatjoni i propozon për fejesë Xhensilës, ja si përgjigjet ajo!

Fatjoni sot i ka propozuar Xhensilën duke i thënë “kam menduar që sa të dalin nga “Big Brother Albania 8”, do të takojë prindërit e tu dhe dua të jetojmë së bashku”.

Xhensila, fillimisht nuk e ka marrë shumë seriozisht kërkesën e Fatjonit duke menduar se atij i ishte ngarkuar nga Vëllai madh ndonjë mision.

Por, Fatjoni e sqaroi Xhensilën duke i thënë që “kur vjen puna tek çështjet e zemrës ai nuk mund të luaj”. Ai i la kohë të mjaftueshme Xhensilës, për t’u menduar dhe tani ka ardhur momenti, që ai kërkon një përgjigje për vendimin që Xhensila ka marrë.

Xhensila kërkon ta dëgjoi dhe njëherë prej Fatjonit propozimin e tij dhe Fatjoni, ia përsërit duke i thënë: “a do doje ti Xhensila Pere të jetoje me mua? Xhensila i përgjigjet duke i thënë Fatjonit: “po, dua të jetoj me ty”. Fatjoni i lumtur nga përgjigjja pozitive e Xhensilës e falenderon atë, duke e mbuluar me puthje.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit