KDI dënon gjuhën e kuvendarëve të Malishevës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin për mbarëvajtjen e punës së mbledhjes së fundit të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

“Në seancën e fundit të këtij institucioni, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) si monitoruese e Kuvendit të Komunës ka vrojtuar dhe analizuar situatën e krijuar duke hasur ne mos respektim të Rregullores së punës së Kuvendit, si nga ana e kryesuesit, por edhe nga ana anëtarëve të saj, përdorimi i gjuhës jo parlamentare, përdorimi i tonëve kërcënuese në mes të anëtarëve si dhe ndërhyrjet e drejtorit të ekzekutivit me fjali fyese karshi kuvendarit nga radhët e LVV-së”, thuhet në reagimin e KDI-së .

“Duke parë zhvillimet e fundit në këtë institucion, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpreh shqetësimin e saj duke i bërë thirrje Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, anëtarëve të këtij institucioni dhe drejtorëve të dikastereve të qeveris lokale, të ju përmbahen Rregullores së punës së Kuvendit dhe të mos krijojnë situata tensionuese brenda institucionit që është i thirrur të mbrojë interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Malishevës”.

“Tendencat që Kuvendin e Komunës si institucion më i lartë i vetëqeverisjes lokale ta kthejnë në një institucion me atmosferë tensionuese dhe kërcënuese asesi nuk i kontribuon zhvillimit të demokracisë në nivel lokal dhe paraqet një reflektim tejet negativ tek qytetarët e komunës së Malishevës andaj KDI kërkon nga institucionet vetëqeverisëse lokale që në punën e tyre të reflektojnë interesin qytetarë e asesi këto institucione të jenë arenë për sqarim hesapesh dhe interesa personale”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit