Ahmeti: Të realizohet marrëveshja e 2 qershorit

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se liderët politikë në Maqedoni duhet t’ia japin edhe një shans marrëveshjes së 2 qershorit dhe ta realizojnë atë.

Këto komente Ahmeti i ka bërë gjatë takimit që pati në selinë e BDI-së në Tetovë me ministrin e Jashtëm të Republikës së Bulgarisë, Daniel Mitov.

Ahmeti e ka njoftuar ministrin bullgar për qëndrimet e partisë se tij lidhur me krizën aktuale politike në Maqedoni, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimin euroatlantik.

“Bulgaria është vend mik dhe përkrahës i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajon, integritet territorial dhe sovranitetit të Maqedonisë bashkë me marrëdhënie të mira me fqinjët”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka shprehur përkrahje të plotë për arritjen e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bulgarinë e cila paraqet obligim edhe nga marrëveshja e arritur më 2 qershor me Komisionerin Hahn.

“Sa më shpejtë që të arrihet një pajtim mbi marrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes, aq më shpejtë do të ecim në rrugën tonë drejtë integrimit euroatlantik”, ka thënë Ahmeti. /Epoka e re/

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit