4.2 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Bukuritë e Drinit të Bardhë, përcillen me mbeturina

Lugina e Drinit të Bardhë është njëra nga bukuritë natyrore në rajonin e Prizrenit, por kujdesi për ta mirëmbajtur atë është shumë i vogël.

Rrjedhat e përroskave që derdhen në Drin sjellin shumë mbeturina, të cilat po ia prishin pamjen kësaj lugine. Por, për ta ndalur këtë degradim, përfaqësuesit institucionalë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, janë zotuar për angazhim në mbrojtjen e vlerave dhe potencialeve mjedisore të rajoneve që preken nga Drini i Bardhë.

Bukuritë natyrore të luginës së Drinit të Bardhë janë të rralla në rajonin e Prizrenit, por kujdesi për ta mirëmbajtur atë është i vogël.

Rrjedhat e përrockave që derdhen në Dri, sjellim me vetë shumë mbeturina , të cilat ia prishin imazhin këtij peizazhi. E kjo dukuri po i shqetëson banorët e kësaj ane.

Duke u nisur nga ky shqetësim përfaqësuesit institucional nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, janë zotuar për angazhim në mbrojtjen e vlerave dhe potencialeve mjedisore të rajoneve që preken nga Drini i Bardhë. Për këtë qëllim krerët e komunave të Prizrenit, Dragashit, Pejës dhe Strugës me Këshillin e Qarkut Kukës, nënshkruan njëmemorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në mirmbajtjen dhe promovimin e vlerave natyrore dhe turistike.

Sipas krerëve të këtyre komunave në trekëndëshin , Kosovë- Shqipëri- Maqedoni, lokacionet si këto pranë brigjeve të Drinit të Bardhë, mund të jenë një atraksion i madh për turistë./RTK/

Më Shumë

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit