25.9 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Enver Hasani ambasador në Turqi?

Ish-kryetari i shumëpërfolur i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani do të nderohet nesër me një ceremoni për shërbimin e tij në krye të këtij institucioni. Por, ku do të punoj Hasani pas pëfundimit të mandatit të dytë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese?

Burime të lajmi.net, brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë konfirmuar që Hasani do të emërohet ambasador i Republikës së Kosovës në Turqi. Sipas këtij, burimi kjo gjë do të ndodhë gjatë kësaj vere pas përfundimit zyrtar të mandatit të Hasanit në krye të Gjykatës Kushtetuese më 26 qershor.

Sipas po të njëjtin burim, Hasani do të zëvendësoj ambasadorin aktual në këtë shtet, Avni Spahiun, i cili ishte emëruar 27 gusht të vitit 2012 në krye të misionit diplomatik kosovar në Turqi.

Enver Hasani është njëri ndër figura më të përfolura në skenën publike në Kosovë, sidomos pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që patën rrëzuar nga posti i presidentit, Fatmir Sejdiun dhe Behgjet Pacollin si dhe për vendimet e këtij institucioni në gjashtë muajt e ngërçit politik pas zgjedhjeve nacionale të vitit të kaluar.

Për shërbimet e tij në krye të këtij institucioni, nesër më 16 qershor 2015, do të mbahet ceremonia lamtumirës e organizuar nën përkujdesjen e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.

Në vend të Enver Hasanit në krye të Gjykatës Kushtetuese është emëruar Arta Rama e cila më herët kishte shërbyer si gjykatëse në këtë institucion.

Emrimi i Hasanit ambasador në Turqi, nuk do te ishte krejt i rastësishëm. Ai ka kaluar një kohe relativisht të gjatë në këtë shtet. Hasani në Turqi ka realizuar një pjesë të dijes së tij akademike, sipas biografisë së tij ai ka përfunduar studimet e doktoraturës në këtë shtet, Universiteti Bilkent në Ankara, në Fakulteti i Arteve, Ekonomisë dhe Shkencave Sociale, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare që nga viti 1998 deri më 2001, shkruan lajmi.net.

Më Shumë

Filmi malazez “Fëmijët nga rruga e Marksit dhe Engelsit” vjen për publikun kosovar në DokuKino

Ambasada e Malit të Zi në bashkëpunim me DokuFest-in organizon në Prizren premierën kosovare të filmit të parë malazez pas rivendosjes së pavarësisë, “Fëmijët...

Kanosi tre policë, prizrenasi gjatë aktit rrëzohet dhe bëhet për spital

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se kishte kanosur tre policisë. Sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës në trafik, kanosi zyrtarët...

Lajmet e Fundit