16.9 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Protestuesit kërkojnë të mos votohet Gjykata Speciale

(I plotësuar) Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundoi protestën e organizuar në Prishtinë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Ata thanë se nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës vendosin pro themelimit të Gjykatës Speciale sërish do të dalin në protesta.

Xhavit Jashari, kryetar i OVLUÇK-së tha se djemtë dhe vajzat e Kosovës e kanë realizuar shumë mirë luftën pasi populli jonë ka qenë i robëruar dhe nga robëria ka dalë me anë të luftës.

Ata thanë se deputetët kanë frikë nga e kaluara, por sipas tyre, e ardhmja nuk vjen pa të kaluarën.

Smajl Elezi, nënkryetar i Organizatës së veteranëve të luftës në fjalën e rastit tha se po bëhet padrejtësi e madhe ndaj luftës së pastër të UÇK-së dhe Gjykata Speciale është një gjykatë e cila do të vazhdojë me rrugën e njëjtë si ajo e UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Protestë në mbrojtje të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së të mbështetura nga Parlamenti studentor i Universitetit të Prishtinës do të protestojnë sot (e mërkurë) kundër, siç thanë ato, padrejtësive të vazhdueshme që janë bërë dhe po bëhen nga gjykatat ndërkombëtare ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.

OVL-UÇK në një konferencë për media, kanë apeluar deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë Gjykatën Speciale, pasi që është e dëmshme për luftën dhe institucionet e Kosovës.

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ambasadat e huaja në Kosovës janë duke manipuluar me opinionin lidhur me krijimin e Speciales.

“Ambasadat edhe partitë politike janë duke manipuluar me opinionin. Gjykata e Hagës ka qenë e OKB-së, Misioni i UNMIK-ut është i OKB-së si dhe EULEX-i në njëfarë forme është i OBK-së. Vetëm manipulohet me opinioni për të nxitur deputetët që të votojnë pro-speciales. Krimet që kanë ndodhur në Kosovë janë ato që i ka bërë Serbia”, është shprehur Klinaku.

Nga ana tjetër, Xhavit Jashari, përfaqësues i Familjeve të Dëshmorëve, theksoi se me themelimin e Gjykatës Speciale dëmtohet vetëm shteti i Kosovës.

“Fillimit na është bërë padrejtësi nga armiku shekullor, tash po na bëhet padrejtësi edhe me themelimin e kësaj Gjykate”, u shpreh ai, duke shtuar se me këtë saktë po suprimohen vlerat e shtetësisë, shkruan gazeta Zëri.

“Gjithashtu duhet të kundërshtojmë fuqishëm edhe formimin e Gjykatës Speciale që mendojmë që është shumë e dëmshme jo vetëm për luftën, por është e dëmshme edhe për vetë institucionet sepse suprimon autonominë, suprimon shtetësinë, suprimon drejtësinë në Kosovë dhe mendojmë që ne duhet t’i fuqizojmë organet e drejtësisë që i kemi këtu”, tha Jashari.

Madje, ai tha se që nga përfundimi i luftës janë shkelur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fillimisht nga UNMIK-ut duke ngritur akuza, dyshime për luftën dhe pjesëtarët e saj e më pastaj ka vazhduar edhe me misionin e EULEX-it.

Përfaqësuesi i Parlamentit Studentor, Arben Mehmeti, tha se tentimi i krijimit të Speciales është duke u bërë për ta njollosur luftën e UÇK-së.

Protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme do të mbështetet edhe nga partitë opozitare. Ajo do të fillojë në orën 12:00 ku protestuesit do të mblidhen në sheshin kryesor të Prishtinës për të vazhduar më tej drejt selisë së EULEX-it. /Zëri/

Më Shumë

Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit, arrestohen tre persona në Prizren

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas rastit të vdekjes së dyshimtë, mbrëmë në Prizren, ku humbi jetën një 24-vjeçar. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/694715393046470 Klankosova.tv merr...

Behar Begaj i LDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren po vazhdon të zgjerojë radhët e saj me figura me përvojë të spikatur politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj...

Lajmet e Fundit