Obama: Racizmi mbetet mallkim për shoqërinë

Racizmi mbetet “mallkim” për shoqërinë, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, duke komentuar vrasjen e nëntë afrikano-amerikanëve në një kishë në Karolinën e Jugut.

Krimi ka ndodhur të mërkurën në qytetin Çarllston, ndërsa autori i dyshuar, Dylann Roof, është ngarkuar me nëntë akuza për vrasje.

“Motivet e dukshme të sulmuesit na kujtojnë se racizmi mbetet një mallkim që duhet ta luftojmë së bashku”, ka thënë Obama, transmeton Rel.

“Kemi bërë përparim të madh, por duhet të jemi vigjilentë sepse ai është ende gjallë”, ka shtuar ai.

Obama po ashtu ka bërë thirrje për një debat të ri për kontrollin e armëve dhe ka kërkuar nga Kongresi që të ndjekë opinionin publik.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Lajmet e Fundit