13.7 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Ata milionerë, vëllezërit dhe motrat vuajnë urie!

Duket se kur keni dikë të familjes të pasur, edhe problemet tuaja zgjidhen lehtë. Mirëpo, disa yje të famshëm janë një shembull se jo gjithmonë ndodh kjo. Yjet që do t’i prezantojmë kanë milionat në xhirollogaritë e tyre, ndërsa vëllezërit dhe motrat e tyre mezi ia dalin të mbijetojnë.

Këngëtarja Mariah Carey në xhirollogarinë e saj ka më shumë se 530 milionë dollarë. Mirëpo, ajo me motrën e saj Alison, një ish-e varur nga droga dhe HIV pozitive, nuk ka qenë aspak e afërt që nga viti 1994.

Mariah kishte deklaruar se i kishte ofruar asaj mijëra dollarë për t’u shëruar, por ajo i kishte shpenzuar në narkotikë. Më pas ajo e kishte braktisur tërësisht motrën, e cila shpesh përballej edhe me mungesë të ushqimit.

Pas vdekjes së këngëtarit Michael Jackson, shumë anëtarë të familjes së tij kanë filluar të luftojnë për paratë e tij.

Por Michael pasurinë e tij prej 400 milionë dollarësh ia ka lënë fëmijëve të tij dhe nënës Catherine. Vëllezërit dhe motrat e tij ishin tërbuar që atyre nuk u ka takuar asgjë dhe dyshohej se disa prej tyre janë munduar të kidnapojnë Catherine, në mënyrë që të nxirrnin para. Pas suksesit të Alec Baldwin në Hollivud, edhe vëllai i tij Daniel ishte munduar të ndjekë hapat e tij, por nuk kishte sukses.

Kjo kishte bërë që ai t’i kthehej drogës dhe alkoolit. Disa herë ishte munduar të shërohet në klinika rehabilitimi, por pa sukses. Dhe vëllai i tij milioner asnjëherë nuk ia ka zgjatur dorën, edhe pse ai tashmë disa vite është në krizë të thellë financiare.

Për Madonna-n thuhet se peshon mbi 5 miliardë dollarë, por këto para nuk i kanë ndihmuar aspak vëllait të saj, Anthony Chicone, që të shpëtojë nga alkooli dhe kriza financiare. Edhe pse në fillim këngëtarja rregullisht i ka dërguar para, ai të gjitha i ka harxhuar në alkool, çka e kishte zemëruar këngëtaren dhe ia kishte ndërprerë ndihmat. Tani ai jeton i pastrehë, duke fjetur nëpër parqe.

Më Shumë

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren, Drejtoresha e Arsimit kërkon ndëshkim të ashpër për dorasin

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së 15-vjeçares nga prindi i saj, duke kërkuar...

Mot me diell, temperaturat deri në 23 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të...

Lajmet e Fundit