14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Profesori i UPZ-së dyshohet se ka kushtëzuar studentet me seks

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B.Zahiti nga Prishtina, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit.

Ai dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, duke kushtëzuar dhënien e notave me shkëmbim që t’i ofrojnë shërbime seksuale.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 18.06.2015 në ora 15:30 dhe do të zgjasë deri me datën 18.07.2015”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

Gjyqtari Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse duke qenë profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit e duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, e më qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete gjatë fundit të vitit 2014 dhe gjatë vitit 2015 i fton studentet e caktuara e që pas bisedave të gjata në zyre e gjithashtu jashtë zyrave përmes bisedave telefonike ua kushtëzon dhënien e notave me shkëmbim që ato ti ofrojnë shërbime seksuale”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Lajmet e Fundit