Serbët përdhunuan edhe meshkuj

Në Projektrezolutën për gjenocidin në Srebrenicë e sponsorizuar në Këshill të Sigurimit të OKB-së nga Britania e Madhe, serbët akuzohen për përdhunime masive.

Sipas medieve të Beogradit, ndër të tjera në këtë rezolutë është thënë se serbët, përveç femrave, përdhunuan edhe dhjetëra burra e djem të rinj.

“Është e njohur se serbët gjatë luftës në Bosnjë, veçanërisht në zonën e Srebrenicës, përdhunuan dhe abuzuan seksualisht me dhjetëra mijëra gra, vajza, burra e djem”, është thënë në këtë rezolutë.

Përmbajtja e kësaj Projektrezolute nuk i ka pëlqyer Qeverisë së Serbisë. Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se teksti i përmendur përmban gënjeshtra monstruoze.

“Në asnjë mënyrë nuk mund të jemi dakord me rezolutën e Britanisë së Madhe për Srebrenicën”, ka thënë Vuçiq./lajmi.net/

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit