10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Arrest shtëpiak për profesorin tjetër të UPZ-së, dyshohet për shitje të notave

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj arrest shtëpiak ndaj profesorit tjetër të UPZ-së B.Alija dhe ‘sekserit’ E.Sallauka, nga Prizreni, të cilët dyshohen për fajde.

“Të pandehurve iu caktua masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 19.06.2015 në ora 14:00 dhe do të zgjasë deri me datën 19.07.2015”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse në periudhën kohore prej datës 31.01,2015 në vazhdimësi deri me 19.06.2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, kontraktojnë në mënyrë jo proporcionale një shumë dukshëm të hollave, në atë mënyrë që i pandehuri E.Sallauka i jep shumën e të hollave mbi 10.000 euro me kamat prej 9% për çdo muaj B.Aliajt ashtu që i pandehuri i dytë B.Aliaj i kishte marrë me kamat nga i pandehuri i parë, me qëllim që edhe ky të përfitoj në mënyrë të kundërligjshme që këtë shumë të hollash të ia jep po ashtu me interes- kamatë të dëmtuarit L.Lusha nga Prizreni”, ka thënë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK-ja në Prizren: Koalicioni me Vetëvendosjen u arrit pa asnjë konsultim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Bekim Nerjovaj, ka njoftuar dorëheqjen nga subjekti politik që përfaqësonte. Vendimi i...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit