19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Selena Gomez rrëfen lidhjet e dashurisë

Selena Gomez është e zhgënjyer nga lidhja me Justin Bieber dhe tashmë nuk i beson më askujt.

Në një rrëfim radiofonik për emisionin e mëngjesit të Elvis Duran, Selena ka treguar për marrëdhëniet e saj, e veçanarisht për atë me Justin Bieber, ku ka rrëfyer se pas ndarjes, nuk i beson më askujt tjetër.

Jeta ime eshtë publike, e njohin të gjithë. Të gjithë dinë gjithçka, ka thënë ajo, por më lejoni të jem edhe e rezervuar.

Pavarësisht këtyre fjalëve Selena ka treguar rreth jetës së saj private, më shumë se zakonisht, duke thënë gjithashtu se tani është përqëndruar tek karriera.

Intervista e Selena Gomez për Elvis Duran vjen një ditë pas publikimit të videos së saj në YouTube me titull “Good For You”, në bashkëpunim me A$AP Rocky.

Më Shumë

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Lajmet e Fundit