6.1 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Arrestohen pesë persona për transportim ilegal drurësh në Suharekë

(I plotësuar) Në vazhdimësi të implementimit të planit operativ i cili ka të bëjë me parandalimin e prerjeve dhe transportit ilegal të druve, Policia e Suharekës ka arrestuar pesë qytetarë, që të gjithë në cilësi të personave të dyshuar sepse të njëjtit janë kapur në flagrancë nga policia në momentet kur të njëjtit ishin duke i ngarkuar traktorët me dru të llojit ahu.

“Ngjarja ka ndodhur ditën për diell në bjeshkët e fshatit Maçitevë me ç’ rast janë arrestuar të dyshuarit dhe janë sekuestruar tre traktorë të ngarkuar me dru për ngrohje të cilët janë deponuar në Nën Stacionin Policor të Mushtishtit”, njofton zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha..

Është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit I. Aliaj; F. Aliaj; B. Aliaj; S. Bugari dhe I. Bajselmani të ndalën nën masën e arrestit policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek te gjithë prerësit ilegal të pyjeve që të heqin dorë nga vjedhja dhe dëmtimi i tyre sepse do të përpallën me forcën e ligjit. /PrizrenPress.com/

Arrestohen katër persona për transportim ilegal drurësh në Suharekë

Janë arrestuar katër persona në Bjeshkën e Bukoshit të Suharekës, pasi që të njëjtit janë zënë duke transportuar dru me traktorin e tyre pa leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit drutë janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Lajmet e Fundit