14.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Maj, 2024

300 studentë, pjesë e Universitetit Veror

Rreth 300 studentë vendorë e ndërkombëtarë do të jenë pjesë e edicionit të pesëmbëdhjetë të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës (UVNP), i cili do të nisë më 1 korrik dhe do të zgjasë deri më 15 korrik.

Drejtues të UVNP-së kanë bërë me dije se ky universitet është duke i arritur qëllimet e tij që janë: ndërkombëtarizimi dhe krijimi i urave të miqësisë në mes të profesorëve e studentëve të Kosovës me ata të vendeve të tjera.

Drejtoresha e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Lumnije Bajrami, ka thënë për “Epokën e re” se përgatitjet për fillimin e këtij edicioni janë në fazën finale.

“Tashmë jemi në përfundim të përgatitjeve të edicionit të 15 të UVNP-së. Këtë vit Universiteti Veror fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 korrik. Studentët vijnë zakonisht një ditë para fillimit të këtij edicioni”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka treguar se këtë vit do të jenë 13 kurse të fushave të ndryshme.

“Në këtë edicion kemi përzgjedhur gjithsejtë 13 kurse. Tashmë është rregull i njohur që në secilin kurs ligjëron një profesor vendor dhe një i huaj, ndërsa kurset zhvillohen në gjuhën angleze. Edhe këtë vit jemi munduar t’i mbulojmë të gjitha njësitë akademike dhe në bazë të ofertës që kemi pasur nga profesorët, jemi munduar t’i mbulojmë kërkesat e studentëve”, është shprehur Bajrami, duke shtuar se kurset mund të ndiqen nga ekonomia, shkencat e natyrës, diplomacia dhe filologjia.

Bajrami ka treguar se profesorët vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vendet e BE-së, por edhe nga vendet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo ka thënë se Universiteti Veror është mbështetur nga Ministria e Arsimit, kompania e ujit “Rugova”, Ministria e Kulturës dhe kanë marrë zotime për përkrahje edhe nga Komuna e Prishtinës.

“Buxheti është më i kufizuar dhe kjo na ka vështirësuar punën, por jemi munduar që atë buxhet që e kemi në dispozicion ta shfrytëzojmë. E kemi përkrahjen e donatorëve”, ka thënë Bajrami.

Sipas saj, UVNP-ja është një nga projektet më të mëdha për ndërkombëtarizim, ku studentët, përveç përfitimit që kanë në aspektin akademik, krijojnë ura miqësie, zgjerojnë bashkëpunimin në mes të profesorëve të Kosovës dhe atyre të huaj.

“Gjatë edicioneve të fundit jemi munduar të sjellim profesorë nga vendet që kanë më pak njohuri për Kosovën. Jemi munduar të kemi bashkëpunim me vendet që nuk e kanë njohur shtetin tonë”, është shprehur Bajrami.

Përveç pjesës akademike, gjatë këtij edicioni do të organizohen dy ‘workshope’ dhe do të ketë aktivitete të tjera të lira.

“Përveç pjesës akademike, jemi përkujdesur të kemi një program më të larmishëm. Studentët do ta kenë rastin ta ndjekin një ekspozitë, një film, do të ndjekin një shfaqje baleti dhe ekskursione”, ka deklaruar Bajrami. /Epoka e re/

Më Shumë

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të energjisë elektrike në Dragash

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa vende nuk do...

Guardiola në histori – Man City kampion për të katërtin vit radhazi në Premierligë

Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolas e ka mbrojtur titullin në Premierligë për të katërtin vit radhazi, që është hera e parë në...

Lajmet e Fundit