4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Nis sonte Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në Durrës

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës starton sot në edicionin e dhjetë në qytetin e Durrësit. Edicioni i 10-të jubilar do të zhvillohet në ambientet e Muzeut Arkeologjik të qytetit, nga datat 4 deri më 12 korrik.

Sonte në mbrëmje në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit ora 20:00, dyshja gjermano-shqiptare, violonçelisti Joel Blido, dhe pianisti Marin Gjollma, do të interpretojnë gjatë mbrëmjes vepra nga autorë të mëdhenj të muzikës klasike si Schumann, Beethoven apo Tschaikowski me rastin e Festivalit të Dhjetë Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës (Durrës International Chamber Music Festival 2015).

Mbrëmja e cila do të zhvillohet dhe organizohet në kujdesin e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, sjell duon Blido-Dollma, si artistët që do të çelin aktivitetin 6 ditor, i cili do të zhvillohet këtë edicion të dhjetë në Muzeun Arkeologjik të Durrësit në datat 4, 5, 6, 8, 11 dhe 12 korrik. Nevila Kalaja, drejtore e festivalit ka pohuar se në 6 mbrëmjet koncertore të javës së dytë të korrikut, do të interpretojnë rreth 12 artistë shqiptarë dhe të huaj, si dhe ansambli “Stinët”, që këtë vit drejtohet nga Kostantin Ilievski. Koncertet janë konceptuar kryesisht si duete apo si interpretime solistike në piano, violinë dhe violonçel. Bashkë me instrumentistët Blido, Gjollma, SahatçI, Tërshana, Sykja, Papa e Nini, bie në sy pjesëmarrja e mexosopranos Vikena Kamenica, apo edhe ajo e fizarmoniçistit italian Pierpaolo Petta.

Në mbrëmjen e fundit në sallën e sapopëruruar të Muzeut Arkeologjik të Durrësit skena do të jetë për violinistin Wolfgang David dhe ansamblin “Stinët”. /KultPlus.com/

Më Shumë

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit