Ja çfarë thotë gazetarja e njohur çeke për Shqipërinë

Bára Procházková komenton ekzekutimin e turistëve në Dukagjin, gazetarja e njohur çeke: Në Shqipëri bëra muajin e mjaltit “Do vi sërish edhe pse ndodhi vrasja e 2 bashkëkombasve të mi”.

Bára Procházková është një gazetare e njohur në Çeki.

Drejtuese e një emisioni politik në televizionin CT 24, ajo është një nga njerëzit më publikë në këtë vend.

E dashuruar me djalin që vuri kurorë dhe me bukuritë e alpeve shqiptare, vitin e kaluar ajo zgjodhi të bëjë muajin e mjaltit pikërisht në Shqipëri.

Por teksa përgatitej të vinte sërish në këtë verë, mësoi lajmin për vrasjen e dy bashkëkombasve pikërisht në malësitë ku ajo preferonte të shkonte.

Për gazetarin Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One”, Procházková tregoi sesi gazetares i duhej nga njëra anë të jepte lajmin e vrasjes së tyre dhe nga ana tjetër i duhej të përçonte në opinionin çek se ajo që ndodhi është një ngjarje e veçuar dhe se Shqipëria është një vend i sigurtë.

“Turistë çekë janë vrarë edhe në shtete të tjera si në Evropë, Azi, e Amerikë, kështu që kjo që ndodhi nuk është një ngjarje që na bën të ndryshojmë mendim për Shqipërinë”.

Gazetarja tejet e njohur në Çeki vlerëson punën e policisë, e cila brenda 30 orëve arriti të vërë në pranga autorin e krimit.
Dhe për t’i përforcuar të gjitha këto që thotë, gazetarja çeke deklaron: “Më prisni në Shqipëri, shumë shpejt do të vi me pushime”.

Më Shumë

Malisheva përmbyll fazën përgatitore në Bullgari, rikthehet në Kosovë

Malisheva ka përfunduar kampin stërvitor në Bansko të Bullgarisë, pas disa ditësh përgatitjesh intensive në prag të sezonit të ri. Klubi bëri të ditur se...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit