9.3 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Specialja s’hyn në agjendë për seancën e Kuvendit

Ndryshimet kushtetues që hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale nuk do të shqyrtohen në seancën e radhës, edhe pse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se riprocedimi i amendamenteve do të ndodhë shumë shpejt.

Megjithatë, amandamentet do të duhej të kalonin një herë në mbledhjen e Qeverisë, dhe kjo e fundit t’i dërgojë kryesisë së Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për sot mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, ku është paralajmëruar shqyrtimi i dy projektligjeve – për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin dhe për faljen e borxheve publike, si dhe i dy raporteve për vitin 2014 – atij të Bankës Qendrore dhe të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Ndryshe, pas mosmiratimit, më 26 qershor, të ndryshimeve kushtetuese që duhej të mundësonin krijimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, kryeministri Isa Mustafa paralajmëroi se propozimi i ri këto ditë do të gjendet përsëri para deputetëve.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Lajmet e Fundit